Backend Developer
Përshkrimi i Kompanisë
ENOR Technologies shpk është një kompani IT me bazë në Vorë, Tiranë, e specializuar në Software Development, App Development, Web Development, Mobile App Development, Website, Hosting, Cloud, Servera dhe Marketing Dixhital. Ne ofrojmë zgjidhje dixhitale cilësore të përshtatura për nevojat e bizneseve moderne, duke u fokusuar tek inovacioni, shkallëzueshmëria dhe performanca. Misioni ynë është t’u japim fuqi kompanive përmes teknologjisë, duke nxitur rritjen dhe efikasitetin.
Përshkrimi
Jemi duke punësuar Backend Developers PHP/Laravel me kohë të plotë, në zyrë (on-site), për t’u bashkuar me ekipin tonë në Vorë, Tiranë.
Kërkojmë një profesionist të talentuar dhe të motivuar me mbi 2+ vite eksperiencë që të kontribuojë në zhvillimin e aplikacioneve tona cloud-based. Roli përfshin ndërtimin e aplikacioneve të fuqishme dhe të shkallëzueshme duke përdorur PHP dhe framework-un Laravel, si dhe integrimin e teknologjive të tjera për të ofruar një përvojë optimale për përdoruesin.
Gjithashtu, pozicioni kërkon zbatim të masave të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, si dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipin e produktit dhe dizajnit për të kuptuar kërkesat dhe për të ofruar zgjidhje teknike të fokusuara tek përdoruesi.
Detyrat Kryesore:
- Programimi dhe zhvillimi i backend-it të aplikacioneve tona cloud-based dhe SaaS, duke përdorur PHP/Laravel.
- Zhvillimi i API-ve dhe shërbimeve backend.
- Krijimi, menaxhimi dhe optimizimi i databazave (MySQL, MongoDB, PostgreSQL, etj.).
- Sigurimi i performancës, shkallëzueshmërisë dhe mbrojtjes së të dhënave.
- Integrimi me shërbime të jashtme dhe sisteme të treta.
- Debug, mirëmbajtje dhe përmirësim i kodit ekzistues.
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin frontend për integrim pa probleme.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- 3+ vite eksperiencë të provuar në zhvillimin backend me PHP (Laravel ose framework-e të ngjashme).
- Njohuri të forta në PHP, OOP dhe parimet MVC.
- Eksperiencë në krijimin dhe dokumentimin e API-ve RESTful.
- Njohuri të thelluara në databaza (MySQL, SQL queries, phpMyAdmin, PDO, mysqli).
- Njohuri në JavaScript, Ajax, jQuery, HTML, CSS.
- Kuptim i parimeve të dizajnit të softuerit (SOLID, DRY).
- Eksperiencë me Git dhe sisteme versionimi (GitHub, GitLab).
- Njohuri mbi praktikat e sigurisë dhe optimizimit të performancës.
- Diplomë në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri ose fushë të ngjashme (e preferuar).
- Aftësi të mira komunikimi në anglisht, me shkrim dhe me gojë.
- Disponueshmëri për punë në zyrë, në Vorë, Tiranë.
Ofrojmë:
- Ambient të këndshëm dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mundësi për të punuar në projekte inovative dhe sfiduese.
- Kontratë të rregullt pune, pagesë të kënaqshme, siguracione shoqërore dhe shëndetsore, përfitime bonus në bazë të përfomancës dhe transport i paguar.
Si aplikohet:
- Aplikoni direkt në: https://www.enor.al/backend-developer/
- Plotësoni formularin e mëposhtëm ose dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hr@enor.al deri më 01.10.2025.
Ne jemi një punëdhënës i barabartë dhe inkurajojmë aplikimet nga të gjithë individët, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjinia ose orientimi seksual. Faleminderit dhe presim aplikimet tuaja!