Faqe Interneti për Biznese

Interneti po nxjerr në pah atë i cili është i aftë të bëj më të mirën për biznesin e tij duke përdorur në mënyrën e duhur çdo përfitim  që dhuron realiteti online.

Pse një biznesi i duhet të ketë një faqe interneti funksionale? Logjika e thjeshtë të çon drejt një përgjigje shumë të thjeshtë. Sepse ky mekanizëm të bën të njohur në të gjithë botën në çdo kohë pa shpenzuar shumë por duke përfituar mjaft.

Nëse po mendon të krijosh një biznes ose e ke një biznes, duhet patjetër të hapësh një faqe interneti në mënyrë tërheqëse, të përshtatur me biznesin tënd më së miri dhe mbi të gjitha të jetë funksionale. Arsyet kryesore për të pasur një faqen tuaj në internet është se ajo është e pranishme 24 orë në një audiencë lokale dhe globale.

Kjo krijon një mundësi për të siguruar informacion të vlefshëm për klientët tuaj dhe shansin për të tërhequr shumë më shumë konsumatorë atje ku ju nuk mund të arrini dot.

Faqja e internetit mund tju shërbejë si një përfaqësues që i përgjigjet të gjitha pyetjeve në lidhje me biznesin tuaj, ofron shërbim për klientin edhe kur zyra juaj është e mbyllur, natën, në fundjavë apo kur ju jeni me pushime, dhe shet produktet apo shërbimet tuaja për ju.

Ndryshe nga reklamat në broshura, tv, billborde etj, në website mund të bësh ndryshime në cdo kohë pa kosto shtesë dhe shumë lehtë!

Kompania Web.com.al është lider në projektimin, zhvillimin dhe dizajnimin e Faqeve të Internetit për biznese dhe korporata. Faqet e Internetit per biznese zhvillohen me një grafikë mahnitëse, navigacion të shkëlqyer dhe të lehtë, janë interaktive, janë faqe miqësore me vizitorin tuaj, janë të përshtatshme për çdo paisje si mobile, tablet, pc, tv etj, përfshihen të gjithë ato elemente që ndihmojnë një biznes për të krijuar një identitet dhe bën që të lulëzojë shumë shpejt në mbarë globin.

  • Biznesi do të fitojë besueshmëri dhe rritje të shpejtë

    Sot, gjithnjë e më shumë konsumatorët përdorin internetin për të kërkuar produktet ose shërbimet që u nevojiten. Biznesi juaj do të fitojë besueshmëri duke pasur një faqe interneti. Pa këtë, klientët potencial do të shkojnë tek konkurrentët tuaj që e posedojnë një faqe interneti. Nëse tashmë keni një faqe interneti, por nuk është funksionale siç duhet, duke e ripërpiluar atë profesionalisht do t’i ofrojë biznesit tuaj një imazh profesional që do të frymëzojë besim, korrektësi dhe garanci. Pas kësaj biznesi juaj do të pesojë vetëm rritje.

  • Mbajtja e klientëve të informuar

    Mendoni faqen tuaj si një broshurë ose si një katalogun tuaj në internet. Është shumë më e lehtë dhe më e shpejtë për të përditësuar informacionin në lidhje me produktet dhe shërbimet tuaja në faqen tuaj se sa në materialet e printuara, duke e bërë atë një mënyrë efektive për t’u njohur klientëve tuaj rreth ardhjes së produkteve të reja, ngjarjeve të ardhshme, promovimeve të veçanta, ofertat etj. Ndryshe nga reklamat e shtypura të cilat shpejt bëhen të vjetëruara, faqja e internetit mund të ofrojë informacion dhe lajme aktuale 24 orë në 7 ditë.

  • Zgjerim tregu ndërkombetar

    Nëse ju ofroni produkte ose shërbime, faqja juaj do të ofrojë një vend alternativ për t’i shitur ato. Si një shitës me pakicë ose shumicë, një faqe interneti (eCommerce) është një vend i mirë për të shitur produktet tuaja në një treg më të gjerë; edhe shërbimet mund të bëhen të disponueshme në nivel global. A nuk mendoni se do të jeni në gjendje të shisni produktet ose shërbimet tuaja online? Mos harroni, edhe makina dhe shtëpi shesin online!

  • Faqja e Internetit te kursen kohe

    Sigurimi i informacionit për klientët tuaj kërkon kohë, qoftë në telefon, ballë për ballë, në një broshurë, ose në email. Me një faqe interneti ju mund të jepni shumë informata për produktet dhe shërbimet tuaja. Sapo faqja juaj e internetit të jetë e hapur dhe funksionale, është e disponueshme për klientët tuaj për një kohë të pacaktuar, duke ju kursyer kohë. Dhe çfarë është koha? <span style=”text-decoration: underline;”>Koha eshte para!</span>

  • Faqja e Internetit të kursen para

    Si një pronar i një biznesi ndoshta mendoni se një faqe interneti për biznesin tuaj mund të duket një shpenzim i kotë dhe i tepërt. Megjithëse kostoja e programimit të një faqeje interneti funksionale ndryshon në varësi të kërkesave të klientit, krahasuar me koston e një reklamimi në gazetë, tv apo radio, kur e konsideroni tregun e mundshëm që mund të arrini me një faqe interneti, është një mënyrë shumë me kosto efektive për të promovuar biznesin tuaj. Gjithashtu kjo është mënyra e vetme e marketingut që flet 24 orë në 7 ditë të javës vetëm për biznesin tuaj, paguhet vetëm njeherë kur ndërtohet dhe nuk ka kosto mujore, kosto minutazhi apo përseritjeje.

  • ``Hapur`` 24 orë / 7 ditë

    Një faqe interneti është në dispozicion për klientët tuaj 24 orë në 7 ditë të javës duke u ofruar atyre lehtësinë e shqyrtimit të produkteve dhe shërbimeve tuaja edhe kur dyqani ose zyra juaj është e mbyllur apo kur ju jeni me pushime. Duke i dhënë informacionet e nevojshme për kontakt, adresë fizike, orarin e punës etj.

  • Reklamoni Punet Tuaja

    Pa marrë parasysh se çfarë lloj biznesi ju keni, një faqe interneti është një vend i mirë për të shfaqur punët e realizuar nga ju. Duke përfshirë një portofol ose galeri imazhesh apo videosh, si dhe përshtypjet e klientëve për punën tuaj, ju mund të demonstroni se çfarë e bën biznesin tuaj unik dhe pse klientët duhet t’ju zgjidhin ju.

  • Sherbim ndaj Klientit

    Ndoshta shisni produkte që kërkojnë njohuri teknike dhe dëshironi të shpërndani këshilla për klientët, ose ndoshta jeni një kontabilist dhe doni t’u jepni klientëve tuaj këshilla se si t’i thjeshtoni praktikat e tyre të kontabilitetit. Duke përfshirë një faqe FAQ, duke shtuar artikuj ose duke vendosur nje chat live, klientët tuaj mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë pa të bezdisur aspak dhe çdo gjë në mënyre automatike dhe brenda minutit.

Ne krijojmë, nuk instalojmë apo shkarkojmë modele të gatshëm!

ENOR Technologies Shpk krijon Faqe Interneti unike (jo template te gatshëm free apo të blera), profesionale, 100% funksionale qe ju mundëson të arrini qëllimet dhe objektivat që keni për prezencën online, qofte si biznes apo për qellime personale.

Ne ju krijojmë një faqe interneti profesionale, efektive në promovimin e produkteve edhe shërbimeve tuaja tek klientela e synuar dhe mbi të gjitha me kosto të arsyeshme.

Pse të zgjidhni
ENOR Technologies Shpk

  • Realizojmë punën deri në detaje të vogla.

  • Aplikojmë Teknologjitë më të Fundit

  • Mirembajtje & Suport Teknik Falas 24/7

  • Shpejtësi, Siguri dhe Kosto Efektive

  • Eksperiencë 7 vjeçare me këto faqe interneti.

  • Hapesire & Bandwidth palimit ne serverat tanë

  • Teknologjitë më të fundit Cloud & SSD

  • 100% Sukses i Garantuar

Ju Rekomandojmë Të Lexoni

Nuk ka për momentin

Tregoji një miku për ne :

Menu
Hap chatin
1
Pershendetje! Si mund t'ju ndihmojmë? :)